×
Monday, August 15, 2022

SHBA, Trump pezullon emigracionin legal për 60 ditë

April 22, 2020

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se ka ndaluar të gjithë emigracionin e përhershëm legal në vend për të paktën 60 ditë, duke përmendur një “detyrë solemne” për të mbrojtur amerikanët që kanë humbur punën e tyre gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

“Duke ndalur emigracionin, ne do të ndihmojmë t’i vendosim amerikanët e papunë në radhë të parë për vendet e punës, teksa Amerika rihapet përsëri”, u tha Trump gazetarëve gjatë konferencës së tij të përditshme për media.

“Do të ishte e gabuar dhe e padrejtë për amerikanët të larguar nga puna nga virusi të zëvendësohen me një fuqi punëtore të re të imigrantëve që hyn nga jashtë. Ne së pari duhet të kujdesemi për punëtorin amerikan”, tha ai.

Trump gjithashtu u shpreh se pasi të skadojë periudha fillestare 60-ditore e mandatuar nga urdhri i tij ekzekutiv që duhet të nënshkruhet, ai do të përcaktojë nëse nevojitet kohë shtesë.

Urdhri do të zbatohet vetëm për ata që kërkojnë qëndrim të përhershëm, por nuk do të zbatohen për ata që kërkojnë hyrje të përkohshme në SHBA, tha Trump. Megjithatë, ai më vonë pranoi se po konsideron një urdhër të dytë që mund të shtrëngojë masat edhe më shumë.

“Teksa ecim përpara, ne do të shqyrtojmë cilat masa shtesë të lidhura me emigracionin duhet të zbatohen”, tha ai.

Mijëra amerikanë kanë humbur vendet e punës në mes të pandemisë pasi guvernatorët e ndryshëm të shtetit kanë porositur bizneset jo thelbësore që të ndalojnë funksionimin, andaj shumë biznese që konsiderohen thelbësore po funksionojnë me kapacitet të zvogëluar.

Pretendimet për papunësi kanë vazhduar të rriten çdo javë me rreth 22 milionë amerikanë të papunë.

Senati Amerikan dje gjithashtu plotësoi një program jetik të kredisë për bizneset e vogla, fondet e të cilit ishin në vlerë prej 350 miliardë dollarësh dhe u shpenzuan në më pak se një muaj pasi u krijua, duke treguar thellësinë e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, duke folur së bashku me Trump në konferencën e tij, tha se programi ka kursyer mbi 30 milionë vende pune.

SHBA është vendi më i godutur nga pandemia e koronavirusit, me 820.104 të infektuar dhe 44.805 raste të vdekjeve, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins”.

Euenws.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments