SHBA kërcënon me tarifa për taksën digjitale, Britania e hapur për negociata me Uashingtonin

19 Aug 2026 16:38
Shpërndaje:

Qeveria britanike e kryeministrit Andy Burnham është shprehur e gatshme të diskutojë shqetësimet e Shteteve të Bashkuara lidhur me taksën për shërbimet digjitale, pas presionit të ri nga administrata e Donald Trump.

Presidenti amerikan ka kërcënuar me tarifa deri në 100% ndaj vendeve evropiane që aplikojnë taksa digjitale që prekin kompanitë amerikane të teknologjisë. Përfaqësuesi i lartë amerikan për tregtinë, Jamieson Greer, deklaroi se kërcënimi i Trump “nuk është blof” dhe se kërkesa e Uashingtonit për heqjen e këtyre taksave është serioze.

“Ne mbetemi të hapur për të diskutuar shqetësimet e SHBA-së dhe për të punuar me partnerët ndërkombëtarë”, deklaroi një zëdhënës i qeverisë britanike.

Reklamë Ola

Londra argumenton se taksa synon të sigurojë që kompanitë të paguajnë pjesën e tyre të drejtë të detyrimeve bazuar në vlerën që gjenerojnë nga aktiviteti në Britani. Qeveria britanike është zotuar ta heqë atë vetëm pasi të arrihet një zgjidhje globale.

Taksa për shërbimet digjitale i solli arkës britanike mbi 1 miliard paund gjatë vitit të kaluar, kryesisht nga kompanitë amerikane të teknologjisë.

Reklamë InterMedika

Pavarësisht presionit nga Uashingtoni, Britania deri tani ka refuzuar ta heqë taksën. Megjithatë, palët pritet të vazhdojnë negociatat për tregtinë digjitale dhe barrierat jotarifore, ndërsa Greer tha se administrata amerikane nuk do të vendosë afate artificiale për arritjen e një marrëveshjeje.