×
Wednesday, February 12, 2025

Rutte: Reformat shërbejnë për rimëkëmbjen reale të vendeve

July 18, 2020


Burimet e Fondit të Rimëkëmbjes nuk janë para që do të shkojnë nesër për vendet. Janë parashikime monetare që janë bërë duke u kërkuar vendeve të përgatisin planet e tyre të reformave, deklaroi kryeministri holandez, Mark Rutte në përfundim të seancës së parë të samitit europian.

“Dhe kjo për t’u siguruar se këto ekonomi do të rimëkëmben realisht për një kohë të gjatë”, shtoi ai.

“Në këto plane duhet të saktësohet se çfarë do të bëjnë këto vende përsa i përket pensioneve apo tregut të punës dhe rekomandimet europiane nga vendet duhet të zbatohen”, nënvizoi Mark Rutte.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments