×
Saturday, February 15, 2025

Rusi, shënohen mbi 584 mijë raste me COVID-19

June 21, 2020


Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi është rritur në 584.680 ndërsa ai i të vdekurve në 8.111.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 7.728 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 584.680 numrin e rasteve.

Me 109 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit ka arritur në 8.111 numri i viktimave ndërsa me 5.119 të shëruar ka arritur në 339.711 numri i të shëruarve në vend.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është deklaruar se nga 1.4 ka rënë në 1.3 për qind ndërkohë që tek 30.2 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, ku masat në luftën kundër pandemisë janë liruar, numri i rasteve ka rënë nën 1.000. Në 24 orët e fundit me 968 raste të reja është rritur në 213.946 numri i rasteve ndërsa me 32 vdekje u rrit në 3.597 numri i viktimave.

– Rreth 17 milionë teste të COVID-19

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se mbi 310 mijë persona janë nën mbikëqyrje dhe se numri i testeve të kryera deri më sot ka tejkaluar shifrën 16.9 milionë.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat në vend filluan në fund të marsit.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u shënua rënie në numrin e rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të populluara.

Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë që filloi më 30 mars u hoq më 9 qershor.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments