×
E diel, 29 Nëntor, 2020

Rezolutë e zbutur kundër racizmit

20 Qershor, 2020

Pas debatesh të forta Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut miratoi një rezolutë kundër racizmit strukturor dhe dhunës policore. Por SHBA nuk përmendet shprehimisht në të.

Teksti i rezolutës që paraqitën fillimisht vendet afrikane drejtohej kryesisht kundër Shteteve të Bashkuara. Shkak për këtë ishte vdekja e afro-amerikanit George Floyd për shkak të akteve brutale të një oficeri të bardhë të policisë në Shtetet e Bashkuara dhe demonstratat pasuese kundër racizmit në shumë vende.

Fillimisht rezoluta ishte formuluar qartë. Për shembull në të kërkohej një hetim i pavarur ndërkombëtar për dhunën në polici kundër afrikano-amerikanëve në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera. Ky do të ishte komisioni i parë, me të cilin Këshilli do të përqëndrohej në një vend perëndimor, sepse si rregull komisione të tilla shqyrtojnë situatën në vendet me luftëra civile ose konflikte etnike.

Por pak nga pak teksti u zbut. Dhe në dokumentin e miratuar njëzëri, vetëm i bëhet thirrje Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, që të raportojë rregullisht mbi racizmin në të gjithë botën. Referencat që lidhen me SHBA janë fshirë pothuajse tërësisht.

Gjermania dëshironte të merrte kohë për formulimet

“Ne jemi kundër përzgjedhjes së vendeve të veçanta,” tha ambasadori gjerman, Michael Freiherr von Ungern-Sternberg. Për më tepër Gjermania do të dëshironte të kishte më shumë kohë për të formuluar një detyrë më gjithëpërfshirëse për Michele Bachelet. SHBA nuk u përfshi drejtpërdrejt në negociata, sepse është larguar në vitin 2018 prej Këshillit të të Drejtave të Njeriut me akuzën se ky ka paragjykime ndaj Izraelit.

USA Washington DC Polizei sprüht Tränengas auf Lafayette Square (AFP/J.L. Magana)

Protestat “Black Lives Matter” në Uashington

Por sipas të dhënave të pjesëmarrësve prapa skenës SHBA kanë vënë megjithatë në lëvizje të gjitha levat diplomatike për të bërë ndryshime në formulimin e rezolutës. Në mesin e 47 anëtarëve aktual të këshillit përveç Gjermanisë janë edhe Australia, Spanja, Austria, Danimarka, Italia dhe Holanda.

Euenws.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për