×
Monday, June 8, 2026

Rama takon Presidentin e Estonisë, vijon axhenda në Konferencën Lennart Meri 2026

May 15, 2026


Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Estoni, ku përveç pjesëmarrjes në Konferencën Lennart Meri 2026, ka në axhendë edhe takime me drejtuesit më të lartë të shtetit estonez.

Pas takimit me kryeministrin e Estonisë, Kristen Michal, me të cilin mbajti edhe një konferencë të përbashkët për mediat, Rama është pritur edhe nga Presidenti i vendit, Alar Karis. Takimi u zhvillua në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Vizita e kryeministrit shqiptar në Tallinn zhvillohet në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën Lennart Meri 2026, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare kushtuar politikës së jashtme, sigurisë dhe sfidave gjeopolitike globale.

Këtë vit, konferenca organizohet nën moton “Fati i favorizon të guximshmit” dhe mbledh liderë, diplomatë dhe ekspertë nga vende të ndryshme për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit në arenën ndërkombëtare dhe sfidat e sigurisë globale.




Comments are closed.