Rama: Shqipëria mirëpret turistë nga e gjithë bota, AKT në të gjitha pikat hyrëse të vendit

30 Jul 2026 08:53
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria vijon të jetë një destinacion mikpritës për vizitorët nga e gjithë bota, ndërsa theksoi angazhimin e institucioneve për t’u ofruar turistëve informacionin e nevojshëm gjatë qëndrimit të tyre në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me pamje nga turistët në Vlorë, Rama bëri të ditur se Agjencia Kombëtare e Turizmit është e pranishme në të gjitha pikat hyrëse të Shqipërisë.

Sipas tij, vizitorëve u ofrohen harta, guida dhe materiale informuese që i ndihmojnë të njohin destinacionet turistike dhe përvojat që ofron vendi.

Reklamë Ola

“Mirëmëngjes dhe ndërsa Shqipëria vijon të mirëpresë vizitorë nga e gjithë bota, Agjencia Kombëtare e Turizmit është e pranishme në të gjitha pikat hyrëse të vendit, me harta, guida dhe materiale informuese që i ndihmojnë të zbulojnë bukuritë dhe përvojat që ofron Shqipëria, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.