Rama mbledh drejtuesit e PS për turin “Punët e Shqipërisë”

07 May 2026 20:23
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partia Socialiste e Shqipërisë, ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve në selinë qendrore të partisë.

Takimi u zhvillua në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”, ndërsa fokusi kryesor ishte organizimi i brendshëm dhe koordinimi i strukturave të partisë në terren.

Gjatë mbledhjes pritet të bëhet edhe një bilanc i ecurisë së këtij turi, i cili ka nisur prej disa ditësh dhe synon komunikimin me qytetarët për projektet dhe arritjet.

Reklamë Ola

Turi “Punët e Shqipërisë” do të vijojë deri më 12 qershor, datë që përkon me 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.