Qeveria polake i kërkoi Rusisë të braktiste planet e saj për një ndërhyrje ushtarake në Bjellorusinë fqinje, tha sot kryeministri polak Mateusz Morawiecki.
“Qeveria polake i kërkon Rusisë të tërhiqet menjëherë nga planet për një ndërhyrje ushtarake në Bjellorusi, nën justifikimin e rremë të rikthimit të kontrollit, një veprim armiqësor në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut të popullit bjellorus, i cili duhet të jetë i lirë të vendosë fatin e tij”, shkroi Morawiecki në Twitter.
Më herët sot, presidenti rus Vladimir Putin tha se kishte një rezervë oficerësh rusë të zbatimit të ligjit, e formuar me kërkesë të presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, e përgatitur për të hyrë në Bjellorusi, me qëllim ndalimin e protestave në atje.
Eunews.al


