Partia Popullore Europiane ndryshon qëndrim për teatrin, dënon dhunën dhe i kërkon PD të rikthehet në tryezën e Reformës Zgjedhore

19 May 2020 20:55
Shpërndaje:

Grupi i Partive Popullore në Parlamentin Europian ka zbutur qëndrimin lidhur me situatën e krijuar pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe i ka bërë thirrje Partisë Demokratike të vazhdojë bisedimet për Reformën Zgjedhore.

Zëvendës Presidenti i Partive Popullore në Parlamentin Europian, Andrey Kovatchev përmes një postimi në Twittet dënon dhunën dhe i kërkon PD të vazhdojë bisedimet për Reformën zgjedhore dhe të gjithë palët e interesuara duhet të angazhohen për të gjetur një zgjidhje të pranuar gjerësisht.

“Aksionet e fundit të diskutueshme dhe përplasjet me protestuesit në #Shqipëri janë për keqardhje. Të gjithë palët e interesuara duhet të angazhohen për të gjetur një zgjidhje të pranuar gjerësisht.

Reklamë Ola

Respektimi i Sundimit të Ligjit dhe puna e mëtejshme për 15 çështjet që do të monitorohen nga afër nga Komisioni Europian dhe Shtetet Anëtare. Partia Demokratike në Shqiperi duhet të jetë plotësisht e angazhuar në bisedime mbi Reformën Zgjedhore.”, shkruan Andrey Kovatchev  në Twitter.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x