Paketa e Maleve” nis të japë rezultatet e para, Demo: Mbi 1 900 aplikime dhe 200 të miratuara

27 Aug 2026 15:25
Shpërndaje:

“Paketa e Maleve po nis të japë rezultatet e para konkrete dhe ky është vetëm fillimi”, deklaroi ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, në një videomesazh drejtuar qytetarëve dhe shqiptarëve në diasporë.

Sipas Demos, nisma është përqafuar nga qytetarë që synojnë ta kthejnë lidhjen me vendlindjen dhe tokën e të parëve në mundësi investimi dhe zhvillimi për ekonominë familjare dhe lokale.

Ministri bëri të ditur se deri tani 52 bashki kanë miratuar mbi 460 zona prioritare, ndërsa janë regjistruar rreth 1 900 aplikime në platformën e dedikuar për Paketën e Maleve.

Reklamë Ola

“Rreth 200 aplikime janë miratuar tashmë nga këshillat bashkiakë, ndërsa kemi edhe rastet e para konkrete të suksesit dhe lejet e para të zhvillimit për të vazhduar investimin”, deklaroi Demo.

Sipas tij, procesi tashmë po kalon nga faza e interesit dhe aplikimeve drejt investimeve konkrete në territor.

Reklamë InterMedika

Demo theksoi se bashkitë po e shohin Paketën e Maleve si një instrument për zhvillimin ekonomik rural dhe krijimin e ekonomive të reja lokale.

Duke iu përgjigjur edhe skepticizmit lidhur me çështjet e pronësisë, ministri deklaroi se mekanizmi nuk cenon pronën private.

“Jo vetëm që nuk prek pronën private, por adreson shpesh edhe kalvarin e atyre qytetarëve të cilët duan të investojnë në tokat e të parëve apo atyre që kanë mbi 10 vjet që e posedojnë”, u shpreh ai.

Demo sqaroi se Paketa e Maleve zbatohet mbi pasuri shtetërore dhe procedura përfshin verifikimin e pronësisë, si dhe një periudhë 45-ditore të afishimit publik. Sipas tij, çdo pretendim pronësie i mbështetur me dokumentacion duhet të trajtohet përpara vijimit të procedurës.

“Qëllimi është i qartë: të zgjidhim problematika të mbartura prej vitesh dhe t’i kthejmë ato në mundësi të reja për investim, punësim dhe zhvillim lokal”, deklaroi Demo.

Ministri tha se rastet e para të miratuara dhe lejet e para të zhvillimit tregojnë se mekanizmi ka nisur të përkthehet në investime konkrete në zonat rurale dhe malore të vendit.