×
E diel, 29 Nëntor, 2020

OKB rinis operacionet e risistemimit të refugjatëve në vendet e treta

18 Qershor, 2020

OKB-ja njoftoi sot rifillimin e operacioneve të saj për risistemimin e refugjatëve në vendet e treta, të cilat qenë pezulluar që nga marsi për shkak të krizës së koronavirusit të ri, duke vonuar kështu largimin e rreth 10 000 prej tyre.

“Risistemimi në një vend të tretë mbetet jetike për shumë refugjatë dhe ne shpresojmë që të punojmë me partnerët tanë në vendet pritëse, për të rifilluar udhëtimin në një mënyrë të sigurt”, thanë në një deklaratë agjensia e OKB-së për refugjatët, UNHCR dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, IOM.

Këto agjenci njoftuan më 17 mars pezullimin e risistemimit të refugjatëve në vendet e treta, në kontekstin e kufizimeve të vendosura për shkak të pandemisë dhe paralizës së transportit ajror.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, agjensitë e KB dhe partnerët e tyre kanë vazhduar të përpunojnë kërkesa dhe të japin këshilla për refugjatët, ndërsa shumë vende pritëse kanë krijuar ose forcuar sistemet e tyre për të përpunuar kërkesat në një mënyrë më fleksibël, për të garantuar risistemim sa më të shpejtë me t’u lehtësuar kufizimet.

Sidoqoftë, këto organizata ndërkombëtare paralajmërojnë se, hendeku midis numrit të refugjatëve që kanë nevojë për zhvendosje dhe numrit që qeveritë janë të gatshme të pranojnë, është shqetësues.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për