×
Wednesday, January 14, 2026

“Objektivi Gjermanisë gjatë presidencës së BE është mbajtja konferencave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”

July 15, 2020


Në një seancë dëgjimore në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian, ministri Federal për Punët e Jashtme të Gjermanisë Heiko Maas deklaroi se Gjermania synon mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë presidencës së saj të Bashkimit Europian.

Në fillim të këtij viti, ne shpresuam në arritjen e një marrëveshjeje lidhur me vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne ishim shumë të kënaqur që kjo u arrit. Ne do të donim që të zhvillonim disa konferenca anëtarësimi gjatë pjeses se pare te presidencës gjermane. Kjo është më shumë e mundur për Maqedoninë e Veriut sesa për Shqipërinë.

Ky është mesazhi që ne po marrin edhe nga shtete të tjera anëtare. Ka ende hezitim kur vjen fjala për Shqipërinë. Por, edhe nëse ne nuk do mund të avancojmë kaq shpejt me Shqipërinë kaq shpejt, ne duhet gjithsesi të fillojmë negociatat dhe konferencat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Sigurisht që ne do të donim të bënim të njëjtën gjë për Shqipërinë. Ne nuk e dijmë se kur mund të jetë e mundur, por ky është objektivi ynë”, u shpreh Heiko Maas.

Duke folur për dialogun mes Kosovës dhr Serbisë Mass tha: “Për Kosovën dhe Serbinë duhet të rifillojnë bisedimet mes palëve. Janë të rëndesishme për ne. Unë kam dërguar një sinjal të fortë që janë prioritet për ne. Dialogu ështe i lidhur me procesin e integrimit në BE.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments