×
Sunday, July 12, 2026

Nis projekti EU4FoodSafety, mbështetje nga BE dhe Gjermania për sigurinë ushqimore në Shqipëri

June 8, 2026


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka njoftuar nisjen e projektit EU4FoodSafety, një nismë e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Gjermani, e cila synon modernizimin e sistemeve të kontrollit ushqimor, veterinar dhe fitosanitar në Shqipëri.

Sipas ministrit, projekti do të luajë një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë ushqimore dhe përafrimin e standardeve shqiptare me ato të Bashkimit Evropian.

EU4FoodSafety parashikon mbështetje për rritjen e kapaciteteve laboratorike, përmirësimin e kontrolleve zyrtare dhe forcimin e mekanizmave të monitorimit në sektorët e sigurisë ushqimore, shëndetit të kafshëve dhe mbrojtjes së bimëve.

Gjithashtu, projekti do të kontribuojë në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga Kapitujt 11, 12 dhe 13 të negociatave të anëtarësimit me BE-në, të cilët lidhen me bujqësinë, sigurinë ushqimore, politikat veterinare dhe fitosanitare, si dhe peshkimin.

“Ky projekt do të afrojë më tej standardet shqiptare me ato evropiane dhe do të garantojë më shumë siguri ushqimore, cilësi dhe besim për qytetarët”, theksoi ministri Salla.

Autoritetet e konsiderojnë EU4FoodSafety një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke forcuar institucionet përgjegjëse dhe duke përmirësuar standardet e kontrollit përgjatë gjithë zinxhirit ushqimor.

Projekti pritet të kontribuojë jo vetëm në mbrojtjen e konsumatorëve, por edhe në rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregun evropian.




Comments are closed.