Moska paralajmëron Vuçiç dhe BE: Nuk ka forcë që detyron serbët të njohin Kosovën



Dy ditë pas deklaratës së presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç se “na presin vendime të vështira për Kosovën”, qëndrimit të disa qarqeve perëndimore se “Vuçiç po përgatitet të njohë Kosovën” dhe lajmit se “BE i ka dhënë ultimatum Serbisë që ta mbyllë marrëveshjen me Kosovën deri të enjten”, Moska zyrtare ka dhënë sinjalet e saj të forta, duke e kundërshtuar.
Në portalin e Kremlinit Sputnik(versionin për Ballkanin, pasi ai transmeton në shumë gjuhë) është publikuar një “analizë”, e cila paralajmëron Beogradin se nuk mund të vendosë tak fak mbi njohjen e Kosovës.
Sputnik në komentin e tij thekson se “Prishtina nuk ka zbatuar asnjë pikë nga marrëveshjet me Beogradin, ndërsa Serbia të gjitha”, dhe paralajmëron Vuçiç në terma të forta.
Komentatori Predrag Vasiljeviç, që mbulon Kosovën në Sputnik, ka rritur dozat e urrejtjes në shkrimin e tij, duke i vënë serbët në rolin e viktimës, çka ata preferojnë ta bëjnë shpesh.
Eunews.al

