×
Monday, December 9, 2024

Koronavirusi/ Rregullat për të kaluar ne fazën 2. OBSH: Asnjë shtet nuk plotëson kriteret në këtë moment

April 15, 2020


Ndonëse vende të ndryshme të Bashkimit Evropian kanë marrë masa shtërnguese në momente të ndryshme për të kontrolluar infektimin në masë nga Covid-19, disa prej tyre po hartojnë udhëzime për të kaluar në të ashtëquajturën fazën 2 të hapjes graduale të bizneseve dhe lehtësimit të orareve për lëvizjen e lire të qytetarëve.

Diskutimet për kalimi në fazën e dytë është shoqëruar me debate brenda shteteve të ndryshme. Në ShBA kalimi në fazën e 2 të paralajmëruar nga Presidenti Trump ka shkaktuar nisjen e një diskutimi të thellë kushtetues se kush e ka kompetencën për shpalljen e Fazës së 2-të, Presidenti apo  Shtetet. Në vazhdën e këtyre diskutimeve  Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka hartuar gjashtë kritere për të lehtësuar – me maturi dhe gradualitet – masat kufizuese në fuqi për të ndikuar në përhapjen e koronavirusit të ri.

Këto janë udhëzime që OBSH ka zhvilluar për të udhëhequr shtetet drejt një rihapje të ngadaltë dhe graduale, duke u kuptuar se “vendimet e qeverive duhet të bazohen kryesisht në mbrojtjen e shëndetit publik dhe të udhëzohen nga ato që ne dimë deri më tani për koronavirusin e ri dhe për mënyrën sesi sillet ”. OBSH paralajmëron për rreziqet e koronavirusit, duke shpjeguar se epidemia nuk është ndalur aspak: “Ne e dimë se Covid-19 po përhapet me shpejtësi dhe se është dhjetë herë më vdekjeprurëse sesa epidemia e gripit e vitit 2009“.

Epidemia mund të ndalet vetëm kur të gjendet një vaksinë. Dhe për këtë do të zgjasin shumë muaj. Kjo do të thotë që masat shtrënguese nuk duhet të hiqen menjëherë, por në mënyrë shumë të ngadaltë: ” çdo qeverit duhet të vlerësojë situatën e saj, duke mbrojtur të gjithë qytetarët, veçanërisht më të dobtit“.

Të dhënat e mbledhura në vende të ndryshme na japin një pamje më të qartë të këtij virusi, sjelljen e tij, mënyrën për ta ndaluar atë,” tha drejtuesi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, nga selia e organizatës në Gjenevë, Zvicër. “Secili vend duhet të zbatojë një sërë masash për të ngadalësuar transmetimin e Covid-19 dhe për të shpëtuar jetë, me qëllim të arritjes së një gjendje të qëndrueshme të nivelit të ulët ose pa transmetim.”

Më poshtë një përmbledhje e kritereve të rekomanduara nga ekspertët që vendet duhet të ndjekin për të dalë nga faza e kontrollit të pandemisë Covid-19 dhe të shkojnë drejt rihapjes:

  • Përhapja e infeksionit duhet të mbahet nën kontroll. Me fjalë të tjera, numri i infeksioneve duhet të ketë një ulje të fortë dhe të vazhdueshme;
  • sistemi shëndetësor duhet të jetë në gjendje të zbulojë, testojë, izolojë dhe trajtojë çdo rast dhe të gjurmojë çdo kontakt.
  • rreziqet e epidemisë duhet të minimizohen në kontekste të veçanta siç janë institucionet e kujdesit shëndetësor dhe shtëpitë e pleqve;
  • masat parandaluese duhet të vendosen në vendin e punës, në shkolla dhe në vendet e tjera ku njerëzit duhet të shkojnë;
  • rreziqet e importimit të infektimit duhet të menaxhohen;
  • komunitetet duhet të jenë plotësisht të edukuar, të përkushtuar dhe të autorizuar për t’u përshtatur me ‘rregullat e reja’.

Siç shpjegohet nga Organizata Botërore e Shëndetit, për momentin pothuajse asnjë vend nuk i plotëson të gjitha kriteret, por secili komb duhet të veprojë në bazë të vlerësimit të rrezikut të tij. Pyetja që bëhet në këto momente është nëse vendet do të udhëhiqen nga OBSH apo nga llogjika ekonomike në momentin kur do të vendosin për kalimin ne fazën e dytë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments