×
Wednesday, November 6, 2024

Komisioni Europian, 400 milionë euro garanci për sigurimin e vaksinës nga ”COVAX”

August 31, 2020


Komisioni Evropian konfirmoi sot interesin për të marrë pjesë në bashkëpunimin ndërkombëtar për Lehtësimin e vaksinave COVID-19 të Barabarta dhe të Përballueshme për të gjithë, të njohur me emërtimin COVAX. Kjo përpjekje e evropianëve përbën një kontribut prej 400 milionë eurosh në garanci për të mbështetur qëllimet e COVAX.

Komisioni Evropian deri më sot nuk i ishte qasur këtij bashkëpunimi ndërkombëtar, duke i rekomanduar edhe vendeve anëtare të BE-së të mos merrnin pjesë në të, ndërsa ishte angazhuar në dy fushata të tjera që janë Përgjigja Botërore ndaj Coronavirus dhe Bashkimi për Qëllimin Botëror, me rreth 16 miliardë euro.

“Sot ne po hedhim një hap më tej, Komisioni Evropian është gati t’i bashkëngjitet COVAX. Kjo nismë është krijuar për të organizuar sigurimin e Vaksinave kundër coronavirus në nivel botëror. Ne do t’i bashkëngjitemi COVAX së bashku me vendet anëtarë si Ekip Evropian. Komisioni do të japë gjithashtu një kontribut prej 400 milionë eurosh në garanci për COVAX dhe qëllimet e tij.  Ky kontribut do të ndihmojë në blerjen dhe shpërndarjen e dozave të vaksinave për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Paralelisht po vijojmë bisedimet me kompanitë farmaceutike për sigurimin e dozave të vaksinave për vendet anëtare të BE-së”, tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Por me njoftimin e sotëm ky qëndrim duket se ka ndryshuar, ndërsa nuk dihet ende nëse vaksinat që priten të sigurohen nga ky bashkëpunim do të jenë vetëm për vendet e treta apo edhe për vetë vendet e BE-së, për të cilat Komisioni është angazhuar në disa kontrata paraprake me kompani të ndryshme që po punojnë për zhvillimin dhe prodhimin e vaksinave kundër Covid-19 për sigurimin e tyre për qytetarët e BE-së.

Autoritetet shqiptare njoftuan së fundmi se po bëjnë përpjekje për sigurimin e vaksinave pikërisht nëpërmjet COVAX, si dhe se presin ndihma apo marrëveshje dy-palëshe me vende të BE-së, për sigurimin falas të vaksinave të ardhshme për ata qytetarë që do të duan të vaksinohen kundër Covid-19 kur këto vaksina të jenë siguruar.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments