×
Wednesday, May 13, 2026

Gjermania planifikon përgjysmimin e importeve të naftës ruse

March 25, 2022


Gjermania do të përgjysmojë importet e saj të naftës ruse deri në verë, njoftoi sot ministri i Ekonomisë Robert Habeck ndërsa paraqiti masat për të rritur pavarësinë energjetike në vend.

Habeck, i cili është gjithashtu zëvendës i kancelarit Olaf Scholz, raportoi një progres të konsiderueshëm në një hapësirë kohe të shkurtër, pasi vendet perëndimore kanë kërkuar të ndërpresin lidhjet ekonomike me Moskën për të ndëshkuar pushtimin e saj në Ukrainë.

Përveç reduktimit të importeve të naftës ruse, Gjermania shpreson të largohet plotësisht nga qymyri rus deri në verën ose vjeshtën e këtij viti.

Gjithashtu, Habeck tha se vendi i tij mund të bëhet kryesisht i pavarur nga importet e gazit rus deri në verën e vitit 2024.

“Gjatë javëve të fundit, ne kemi ndërmarrë përpjekje intensive me të gjithë aktorët përkatës për të importuar më pak lëndë djegëse fosile nga Rusia dhe për të zgjeruar bazën e furnizimit tonë”, tha Habeck për gazetarët në Berlin.

Njoftimi erdhi vetëm disa ditë pas vizitës së Habeck në vendet e Gjirit, ku ai ra dakord për furnizimet me hidrogjen dhe gaz natyror të lëngshëm – LNG.

Eunews.al




Comments are closed.