Gjermani, të gjithë qytetarët e Bavarisë mund të testohen për COVID-19

28 Jun 2020 17:52
Shpërndaje:

Melanie Huml, ministre e Shëndetësisë të shtetit federal të Bavarisë, rajon ky i cili është më i goditur nga koronavirusi i ri (COVID-19), deklaroi se të gjithë qytetarët e këti shteti federal do të kenë mundësinë të testohen nëse bartin ose jo virusin e rrezikshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë adresimit të saj në Mynih, Huml theksoi se të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë të testohen, pavarsisht nëse kanë apo jo simptoma.

Më tej theksoi se në këtë mënyrë të gjithë me një siguri do të dijnë nëse janë të infektuar me virusin.

Reklamë Ola

Ajo shtoi se së pari testimet do t’i bëjnë në fabrikat e prodhimit të mishit, ku në ditët e fundit është regjistruar numër i shtuar i të infektuarve.

Megjithatë, ajo nuk sqaroi se kush do të mbulojë shpenzimet e testimit.

Reklamë InterMedika

Gjermania deri më tani ka regjistruar 194.689 raste me koronavirus dhe 9.026 të vdekur.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x