Fitorja e Johnson, Trump i kërkon Britanisë së Madhe të festojë
Presidenti amerikan Donald Trump, ka uruar Boris Johnson për rezultatin në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura dje në Mbretërinë e Bashkuar. Në një postim në twitter ai thekson se fitorja e konservatorëve ishte e madhe dhe se tani Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin më të lirë mbas Brexit për të nënshkruar një Marrëveshje tregtare ‘shumë më të gjerë’. Trump thekson që marrëveshja në fjalë ka potencialin për të qenë shumë here më fitimprurës se çdo marrëveshje që mund të bëhej m BE-në. Qëndrimet e Trump në mbështetje të Johnson dhe të Brexit nuk janë risi. Ka qenë pikërisht kjo arsyeja përse gjatë fushatës Boris Johnson i ka kërkuar presidentit të SHBA-ve të mos ndërhynin në zgjedhjet e përgjithshme në vendin e tij për shkak të reputacionit jo të mirë që Trump ka tek britanikët.
Konservatorët kanë fituar 361 nga 650 vendet e parlamentit britanik, me pesë vende ende për t’u shpallur. Menjëherë pas rezultateve Johnson u shpreh se tashmë ata kanë një mandat të plotë për të përfunduar procesin e daljes së vendit nga Bashkimi Europian.
Ndërkohë nata e djeshme u konsiderua një ‘natë zhgënjyese’ për Partinë Laburiste, e cila deri më tani ka pretenduar 203 vende. Lideri i laburistëve theksoi se këto ishin zgjedhjet e fundit për të duke qenë se Partia e tij pati rezultatin më të keq në tre dekada.
Eunews.al