Fitoi përballë Orban/ Merz uron Magyar: Drejt një Evrope të fortë dhe të bashkuar

12 Apr 2026 22:25
Shpërndaje:

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka uruar liderin opozitar Péter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari.

Në një postim në platformën X, Friedrich Merz shkroi: “Hungaria ka vendosur. Urime për fitoren tuaj në zgjedhje, Péter Magyar”.

Ai theksoi gjithashtu se pret me padurim bashkëpunimin me udhëheqjen e re hungareze për të ndërtuar një Evropë më të fortë, më të sigurt dhe mbi të gjitha më të bashkuar.

Reklamë Ola

Reagimi i kancelarit gjerman vjen në vazhdën e urimeve nga liderë të tjerë evropianë, pas rezultatit historik që pa Péter Magyar të mposhtë Viktor Orbán, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm në skenën politike të vendit.