×
Friday, March 28, 2025

Eurodeputetet qartësojnë qëndrimin ndaj Shqipërisë: Të ruhet konsensusi mes palëve

July 17, 2020


Ditën e djeshme në një deklaratë të përbashkët, Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme David McAllister (PPE, Gjermani), Raportuesi i përhershëm për Shqipërinë Isabel Santos (Socialistët Europianë, Portugali) dhe Kryetari i Delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis (PPE, Greqi) i kërkuan Parlamentit shqiptar të miratojë sa më shpejt Marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore duke vendosur si kusht për mbajtjen e Konferencës së pare Ndërqeveritare.

Megjithatë po ditën e djeshme me një vendim të paprecedentë, Parlamenti Evropian ka fshirë deklaratën e tre eurodeputetëve, të cilët i bënin thirrje urgjente mazhorancës shqiptare të përmbushnin detyrimet, nëse donin integrimin e Shqipërisë në BE.

Ndërkohë vetëm pak minuta më pare në faqen zyrtare të PE rishfaqet deklarata e tre eurodeputetëve. Ajo që vihet re vshtë një ndryshim drastik i gjuhës së përdorur, dukshëm më I moderuar në raport me qëndrimin e djeshëm. Në deklaratën e djeshme spedifikisht në paragrafin e dytë, eurodeputetët theksonin “ Çdo modifikim i Marrëveshjes pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike, mund të rrezikojë realizimin e Konferencës së Parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për rrjedhojë të ngadalësojë procesin e integrimit europian.”.

Ndërkohë në qëndrimin e sotëm eurodeputetët theksojnë se “Është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje, të ruhet dialogu dhe konsensusi me të gjitha partitë politike, në mënyrë që të mund të thirret konferenca e parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për këtë arsye të vazhdojë procesin e integrimit evropian.”

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments