×
Friday, October 11, 2024

Edi Rama e bëri opozitën të bjerë në dashuri me SPAK

April 10, 2022


Nga Mero Baze

Ka thuajse 24 orë që opozita e Sali Berishës dhe Ilir Metës kanë rënë në dashuri me SPAK, por dhe institucionet e tjera të drejtësisë. Pas thirrjeve të Edi Ramës që SPAK të godas në zemër të Kuçedrës së korrupsionit, që nënkuptonte dyshen Berisha Meta, këta dy të fundit të dy së bashku dhe mbështetësit e tyre një nga një kanë 24 orë që lavdërojnë SPAK dhe drejtësinë dhe I kanë dal në mbrojtje nga ‘presioni” I Ramës.

Ky është lajmi I parë I mirë I Kongresit të PS. Atë që nuk e bëri dot vet drejtësia e re për tri vite, atë që nuk e bëri dot presioni I SHBA apo BE, e bëri Edi Rama me një fjalim. Detyroi Sali Berishën dhe Ilir Metën të lavdërojnë SPAK dhe drejtësinë e re.

Të bindur se tani Edi Rama është në konflikt me drejtësinë ata nxituan të shpallin SPAK aleat të tyre dhe ti dalin “zot” në keto ditë të vështira.

Kjo është gjë e mirë pasi së paku tani nuk thonë dot më që është vegël e Edi Ramës.

Lajm I dytë I mirë është se Sali Berisha po mbushet me “vetëbesim” se tani Edi Rama është I tmerruar prej tij. Me sa duket rezultati I zgjedhjeve të 6 Marsit ku Rama me Berishën dolën 5 me 1, ja ka mbushur mendjen Berishës që Edi Rama është tmerruar se ndryshe mund të fitonte 6 me zero. Ky vetëbesimi I Berishës nuk ka rëndësi per të ardhmen e PD, pasi Berisha është një gur në qafë të PD për ta fundosur atë përjetësisht, por ka rëndësi për të kuptuar pse Berisha e do PD.




Comments are closed.