×
Wednesday, December 8, 2021

Drama energjitike e Europës

November 14, 2021

Ky muaj përfaqëson një gur të rëndësishëm kilometrik në luftën kundër ngrohjes globale dhe jo vetëm për shkak të konferencës gjigante të klimës në Glasgow. Një sërë vendesh kanë paraqitur objektiva ambiciozë për reduktimin e emetimeve, ndonëse vënia e tyre në jetë mund të kërkojë kohë. Sakaq, qeveritë në Evropë përballen me një krizë shumë të ngutshme, atë energjetike që vjen në formën e rritjes së çmimeve të gazit dhe naftës, shkruan ProjectSyndikate.

Situata e fundit me çmimet ishte rasti klasik i një ngjarjeje të paralajmëruar të ndodhë. Vite të tëra çmimesh të ulëta, të kombinuara me presionin rregullator mbi bankat për të reduktuar ekspozimin e tyre ndaj industrive ndotëse, natyrisht që i kanë ulur investimet te lëndët djegëse fosile. Një rikthim i fortë dhe më i shpejtë nga sa pritej i pandemisë bashkë me ftohjen e motit, ndikuan në rritjen e çmimit të karburanteve fosile, një fenomen që mund të konsiderohej ideal për tranzicionin e gjelbër. Problemi, vazhdon shkrimi, është se konsumatorët janë mësuar me çmimet e ulëta dhe tani, përpara kësaj situate po ngrenë duart lart.

Varfëria e energjisë, siç përshkruhet aty është kthyer në problem në mbarë Evropën: numri i njerëzve që pohojnë se nuk kanë mundësi t’i ngrohin siç duhet shtëpitë e tyre është i lartë në shumë vende të bllokut evropian, duke nisur nga Bullgaria 30,1%, Lituania 26.7%, Qipro 21%, Portugalia 18,9%, Greqia 17.9% dhe Italia 11.1%. Rritja e çmimeve, sipas ekspertëve, pritet të ketë pasoja të ndjeshme socio-ekonomike.

Eunews.al

Comments are closed.