×
Friday, March 29, 2024

Di Maio: Italia pro një reagimi ndërkombëtar në ndihmë të Libanit

August 6, 2020


Italia është në favor të një reagimi ndërkombëtar pas shpërthimit vdekjeprurës në Bejrut, tha sot ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

“Sigurisht që do të ketë një përgjigje ndërkombëtare dhe unë jam i lumtur që vende, si Franca, janë në vijën e parë për të ndihmuar Libanin”, tha ai.

“Ne do t’i japim mbështetjen tonë të plotë qeverisë libaneze, popullit libanez, që tashmë po kalojnë një kohë të vështirë politikisht dhe ekonomikisht”, premtoi Di Maio.

Përgjigjia e tij vjen në një kohë kur presidenti francez Emmanuel Macron, në Bejrut, njoftoi mbajtjen e një konference ndërkombëtare donatorësh për Libanin brenda ditëve të ardhshme.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments