CEFTA: Prioritet në transportin ndërkufitar do të kenë ushqimet dhe ilaçet
Vendet e Marrëveshjes Tregtare Europiane Qendrore (CEFTA) e miratuan listën e produkteve elementare të cilave duhet t’u jepet prioritet kur bëhet fjalë për transportin ndërkufitar, me qëllim që të sigurohet furnizim adekuat në kushte të krizës nga koronavirusi.
Bëhet fjalë për ushqime dhe pajisje mjekësore që në të ardhmen do të kenë prioritet gjatë të ashtuquajturave “korridore të gjelbra”, të vendosura për shkak të transportit më efikas dhe kalim më të shpejtë të kufirit për të gjitha mallrat.
“Korridoret e gjelbra” nënkuptojnë procedurë të përshpejtuar juridike dhe shëndetësore në disa vendkalime të cilat do jenë të hapura për transport të mallit 24 orë të shtatë ditëve të javës.
Paralajmërimi për arritjen e mallit në vendkalimet kufitare do të bëhet përmes sistemit elektronik për shkëmbim të të dhënave ndërmjet administratave doganore në kuadër të CEFTA-s.
Sekretariati i CEFTA-s në Bruksel informoi se koncepti “korridore të gjelbra” do të fillojë të zbatohet prej 13 prillit.
Eunews.al