×
Tuesday, June 30, 2020

BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë

June 30, 2020

Bashkimi Evropian të hënën zyrtarisht zgjati sanksionet e saj kundër Rusisë edhe për gjashtë muaj tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Udhëheqësit e BE-së në fillim të këtij muaji vendosën të zgjasin masat shtrënguese për shkak të ngurrimit të Moskës për të zbatuar plotësisht marrëveshjen e Minskut me qëllim të vendosjes së një armëpushimi në lindje të Ukrainës.

Njoftimi zyrtar i së hënës rinovon sanksionet ekonomike deri më 31 janar 2021.

Blloku vendosi masat kufizuese në vitin 2014 si përgjigje ndaj “veprimeve destabilizuese të Rusisë kundër Ukrainës”.

Sipas vendimit, disa banka dhe kompani ruse kanë qasje të kufizuar në tregjet e kapitalit të BE-së dhe gjithashtu ndalohet të marrin ndihmë financiare nga ato evropiane.

Masat po ashtu ndalojnë tregtinë e të gjitha mallrave që lidhen me mbrojtjen si dhe teknologjitë që mund të përdoren në sektorin rus të energjisë.

Në një vendim të veçantë, BE në fillim të këtij muaji zgjati sanksionet e saj ekonomike kundër Krimesë dhe portit Sevastopol.

BE, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe Turqia të gjithë e shohin si të paligjshme aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për