Bashkëpunim Francë-Gjermani për pranimin e refugjatëve minorenë



Franca dhe Gjermania po punojnë mbi një propozim të përbashkët për të pranuar refugjatët, veçanërisht fëmijët, të cilët kanë mbetur të pastrehë pas zjarrit që përfshiu kampin e Morias, deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron.
Macron deklaroi se ”një përgjigje fillestare e koordinuar me Gjermaninë do të finalizohet brenda disa orëve, në bashkëpunim me autoritetet greke”.
Drejtuesi francez deklaroi se ai dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dëshironin të bënin një propozim dhe të provonin të përfshinin një maksimum të vendeve europiane për të pritur refugjatët, dhe veçanërisht minorenët, që ndodhen aktualisht në kampe.
“Imazhe të tmerrshme dhe një realitet i tmerrshëm nënkuptojnë se ne duhet të japim prova solidariteti me Greqinë dhe të jemi në lartësinë e vlerave europiane”, deklaroi Macron në një konferencë shtypi.
Eunews.al

