Albright: SHBA të rikthejë marrëdhëniet e partneritetit strategjik me BE-në

18 Aug 2020 17:07
Shpërndaje:

Në ditën e dytë të Forumit Ndërkombëtar të Liderëve 2020 që zhvillohet në kuadër të javës së Konventës Kombëtare Demokrate, u diskutua një tematikë mjaft e debatuar në SHBA, ajo e politikës së jashtme.  

Tematika të tilla si “ Politika e Jashtme dhe e Sigurisë e SHBA-së” ngjallin interes përtej SHBA-ve duke qenë se ky vend ka një rëndësi në arenën ndërkombëtare. Ish Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, ashtu si ditën e parë të Forumit kritikoi ashpër politikën e Jashtme aktuale duke theksuar se mungon një strategji e mirëfilltë dhe një largpamësi në zgjidhjen e çështjeve që shkojnë përtej mundësive të SHBA-ve dhe kërkojnë partneritet.

Sipas saj marrëdhëniet aktuale me Bashkimin Evropian janë nivelet më të ulëta dhe  duke kujtuar faktin qv ky vit përkon me 75 vjetorin e themelimit të NATO-s, tërheqja e trupave ushtarake nga Gjermania ishte një  veprim i pakonsultuar dhe në kundërshtim me praktikën e deritanishme.

Reklamë Ola

Nuk e fshehu faktin se edhe BE-ja ka çështje të rëndësishme që duhet të adresojë siç është rikthimi i të ashtëquajturës demokraci iliberale në Hungari dhe Poloni.

Edhe në këtë panel u rikthye vëmendja mbi prioritizimin në politikën e jashtme të çështjes së ndërhyrjeve ruse në proceset demokratike në SHBA por edhe në demokraci të tjera të vendeve partnere.

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x