Skandali i bulevardit në Kavajë, deputetët e PD në krah të Qoses për t’i dhënë mbulim politik

02 Aug 2026 21:13
Shpërndaje:

Në kulmin e sezonit turistik, ndërsa qytetarët dhe bizneset e Kavajës përballen me kaosin e shkaktuar nga prishja e bulevardit kryesor, kryebashkiaku Fisnik Qosja ka zgjedhur të shfaqet publikisht i shoqëruar nga deputetët e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, Tomorr Alizoti dhe Belind Këlliçi.

Vizita e tyre në kantier u interpretua si një përpjekje për t’i dhënë mbështetje dhe mbulim politik një projekti që prej ditësh është në qendër të kritikave për mungesën e transparencës, planifikimin e dobët dhe zhvillimin e punimeve në mes të sezonit turistik.

Në vend që të kërkonin llogari pse punimet nisën në periudhën më të ngarkuar të vitit, pse mungojnë tabelat informuese me afatet, mbikëqyrësin dhe të dhënat e projektit, deputetët demokratë zgjodhën të rreshtohen në krah të kryebashkiakut, duke tentuar të legalizojnë politikisht atë që shumë qytetarë e konsiderojnë një skandal me pasoja për ekonominë lokale dhe imazhin e qytetit.

Reklamë Ola

Për opozitën lokale, prania e deputetëve të PD nuk i jep përgjigje shqetësimeve të qytetarëve, por shërben vetëm si një përpjekje për të mbrojtur politikisht Fisnik Qosen nga kritikat që po shtohen çdo ditë për mënyrën se si është menaxhuar ky investim.

Çdo investim duhet inkurajuar, por kur shkelen ligjet dhe rregullat që janë detyruese edhe për një banesë të thjeshtë kur ndërtohet, përgjegjësit për këtë skandal duhet të ndëshkohen dhe ky është rasti flagrant.

Reklamë InterMedika