SHBA planifikon t’ia kalojë NATO-s drejtimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën

01 Aug 2026 23:30
Shpërndaje:

Pentagoni po planifikon t’ia transferojë një aleati të NATO-s drejtimin e komandës me seli në Gjermani që koordinon ndihmën ushtarake për Ukrainën, në kuadër të reduktimit të pranisë ushtarake amerikane në Evropë, raportoi POLITICO, duke cituar një zyrtar të aleancës.

Bëhet fjalë për Grupin e Ndihmës për Sigurinë-Ukrainë (SAG-U), me seli në Wiesbaden të Gjermanisë, i cili koordinon dërgesat e armëve, trajnimin dhe mbështetjen logjistike për Kievin.

Sipas zyrtarit të NATO-s, procesi i tranzicionit pritet të zgjasë deri në një vit, ndërsa një zëvendës amerikan do të vijojë të jetë pjesë e strukturës së komandës së aleancës.

Reklamë Ola

Raporti vjen në një kohë kur administrata e Presidentit Donald Trump po rishikon praninë ushtarake amerikane në Evropë, duke synuar të reduktojë trupat dhe disa sisteme të armëve, ndërsa një pjesë e burimeve do të ridrejtohen drejt Azisë dhe rajoneve të tjera.

Shtëpia e Bardhë ka kërkuar gjithashtu që vendet evropiane anëtare të NATO-s të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë rajonale dhe të rrisin shpenzimet për mbrojtjen.

Reklamë InterMedika

Sipas zyrtarit të NATO-s, SAG-U ishte konceptuar që në fillim si një strukturë e përkohshme dhe transferimi i drejtimit synon të shpërndajë më në mënyrë të barabartë përgjegjësitë mes aleatëve të NATO-s.

Moska ka kundërshtuar vazhdimisht furnizimin me armë të Ukrainës nga Perëndimi, duke argumentuar se kjo zgjat konfliktin dhe rrit rrezikun e një përballjeje të drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe NATO-s.