Rama: Shqipëria do të mbrojë Samitin e NATO-s me dronë vendas

31 Jul 2026 13:14
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama deklaroi se siguria e Samitit të NATO-s, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Shqipëri, do të garantohet edhe me dronë të prodhuar në vend.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të 40 mjeteve taktike të prodhuara nga kompania shqiptare “Timak Defence”, në bashkëpunim me kompaninë shtetërore KAYO, Rama tha se ky është vetëm fillimi i zhvillimit të industrisë ushtarake “Made in Albania”.

“Mezi pres që të fillojmë të tregojmë edhe disa gjëra të tjera që po fillojnë të prodhohen në Shqipëri. Siç e kemi premtuar, mbrojtja e qiellit në Samitin e NATO-s, ku do të jetë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, do të bëhet me dronë superinteligjentë të prodhuar këtu në Shqipëri, ‘Made in Albania'”, u shpreh Rama.

Reklamë Ola

Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se Shqipëria ka porositur një sistem të avancuar të mbrojtjes kundërajrore, i cili, sipas tij, do të vihet shumë shpejt në dispozicion të Forcave të Armatosura.

“Jemi gati. Kemi bërë edhe porosinë për mbrojtjen më të sofistikuar kundërajrore, të cilën do ta ketë shumë shpejt edhe Shqipëria”, deklaroi Rama.

Reklamë InterMedika