Rama pret nesër në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa

01 Jun 2026 22:18
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama do të presë të martën në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, i cili po zhvillon një tur diplomatik në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor.

Vizita e Costas në Shqipëri vjen vetëm pak ditë para samitit që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi, një takim që synon të konfirmojë mbështetjen e Bashkimit Europian për procesin e integrimit dhe bashkëpunimin me vendet e rajonit.

Sipas programit zyrtar, në orën 11:15 do të zhvillohet takimi bilateral mes delegacioneve të Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, ndërsa në orën 12:15 është parashikuar konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit Rama dhe presidentit Costa.

Reklamë Ola

Samiti BE–Ballkani Perëndimor zhvillohet gjashtë muaj pas takimit të fundit në Bruksel dhe konsiderohet një mundësi për të diskutuar ecurinë e procesit të zgjerimit, sfidat rajonale dhe bashkëpunimin ekonomik e politik mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.