×
Friday, May 22, 2026

Rama fton homologen japoneze në Tiranë për Samitin e NATO-s

May 22, 2026


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ftuar homologen e tij japoneze, Minoru Kiuchi, që të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri vitin e ardhshëm, në kuadër të Samitit të NATO-s që pritet të mbahet në Tiranë.

Gjatë një komunikimi zyrtar, Rama theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, duke nënvizuar se bashkëpunimi bazohet në parime të përbashkëta dhe interesa strategjike.

“Me shumë kënaqësi presim fuqizimin e marrëdhënieve që është e bazuar në parimet e përbashkëta. Është e vërtetë që e kam parë strategjinë e Indo-Paqësorit dhe e mbështesim atë plotësisht. Siç mbështesim përmbajtjen e kësaj strategjie. Presim të eksplorojmë mundësi sesi të afrohemi me Japoninë”, u shpreh Rama.

Ai bëri të ditur se Samiti i NATO-s në Tiranë do të jetë një moment i rëndësishëm për diplomacinë shqiptare, duke shtuar se kjo është një mundësi e mirë për të thelluar bashkëpunimin me Japoninë.

“Ju them se vitin e ardhshëm, në Tiranë organizojmë Samitin e NATO-s dhe kam kënaqësinë t’ju ftoj. Do të jetë rasti i parë kur një kryeministre e Japonisë të vizitojë Shqipërinë në një vizitë shtetërore. Do të ishte kënaqësi t’ju mirëprisnim dhe të marrim ‘hak’ për këtë mikpritje kaq të ngrohtë”, deklaroi Rama.

Ftesa e kryeministrit shqiptar shihet si një hap drejt rritjes së marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Japonisë, në një kohë kur Tirana po kërkon të zgjerojë partneritetet strategjike në nivel global.




Comments are closed.