30 Gushti Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, Balla kujton intelektualin Ukshin Hoti

30 Aug 2020 19:28
Shpërndaje:

Me rastin e 30 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kujtuar intelektualin dhe profesorin e zhdukur, Ukshin Hoti.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se Kosova 21 vite pas luftës pret nga komuniteti ndërkombëtar t’i kushtëzojë Serbisë zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur gjatë luftës, e cila mbetet ende një mister.

Sipas Ballës, Kosovës i mungojnë 1647 qytetarë të zhdukur, në mesin e tyre edhe intelektuali i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, profesori Ukshin Hoti.

Reklamë Ola

Postimi i plotë i Taulant Ballës:
🇦🇱🇽🇰👐🏼
30 Gushti është Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve. Kosova 21 vite pas luftës pret nga komuniteti ndërkombëtar t’i kushtëzojë Serbisë zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur gjatë luftës, e cila mbetet ende një mister.

Kosovës i mungojnë 1647 qytetarë të zhdukur, në mesin e tyre edhe intelektuali i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, profesori Ukshin Hoti. Zbardhja e fatit të këtij veprimtari të madh të çështjes kombëtare dhe personave të tjerë të pagjetur është sprovë e ndërgjegjes sonë politike e kombëtare.

Reklamë InterMedika
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3298574603521451&id=283447241700884

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x