×
Monday, August 15, 2022

Spanja paralajmëron SHBA/ Armiqësia tregtare rrezikon bashkëpunimin ushtarak

February 7, 2020

Qeveria e koalicionit të majtë e formuar në mesin e janarit në Spanjë, ka paralajmëruar qeverinë amerikane për “kundërpërgjigje në bashkëpunimin ushtarak” për shkak të presioneve tregtare kohët e fundit me objektiv kompanitë spanjolle.

Gazeta El Pais në lajmin e saj të bazuar mbi burimet e qeverisë, theksoi se ministrja e Jashtme, Arancha Gonzalez Laya dhe ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles, gjatë takimit të kryer të enjten me ambasadorin amerikan në Madrid, Duke Buchan, kanë sjellë në rendin e ditës tarifat e reja doganore dhe presionet tregtare të SHBA-së që kërcënojnë kompanitë spanjolle.

Theksohet se Laya dhe Robles i kanë përcjellë ambasadorit amerikan mesazhin se “armiqësia tregtare rrezikon bashkëpunimin ushtarak” dhe kanë kërkuar nga qeveria e presidentit Donald Trump që t’i “japë fund armiqësive tregtare”.

Ndër të tjera është ndarë edhe informacioni se ministrja Laya sot do të zhvillojë një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo.

Qeveria Trump në një vendim të marrë në muajin tetor, vendosi taksa në masën 25 për qind ndaj prodhimeve bujqësore të importuara të cilat prekën disa nga vendet e Bashkimit Evropian përfshirën edhe Spanjën.

Por qeveria spanjolle i kritikon duke i konsideruar “të padrejta”, presionet ndaj kompanive spanjolle të cilat arrijnë të ardhura rreth 800 milionë dollarë në vit nga shitjet e produkteve të tyre në SHBA kryesisht verë, djathë dhe vaj ulliri.

Në anën tjetër pritet që të rritet prania e ushtarëve amerikanë në bazën ushtarake Rota në afërsi të qytetit Cadiz në juglindje të Spanjës.

Qeveria spanjolle, kishte miratuar kërkesën e SHBA-së për të sjellë anijet moderne të pajisura me helikopterë në vend të 4 raketa lëshuesve që janë të vendosur në Rota. Theksohet se kjo do të rritë me 50 për qind numrin e ushtarëve amerikanë në bazë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments