Ngritja e SPAK, Balla: Do të hetojë korrupsionin dhe do të godasë fort krimin e organizuar

19 Dec 2019 13:38
Shpërndaje:

Kryetari i Grupit Parlamemtar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se sot është një moment historik në rrugën e Drejtësisë së re, sepse zyrtarisht prokurorët e rinj të SPAK filluan detyrën.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar është një strukturë e re e pavarur që do të hetojë dhe ndjekë penalisht korrupsionin në të gjitha nivelet dhe do të godasë fort krimin e organizuar.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Reklamë Ola

Sot është një moment historik në rrugën e Drejtësisë së re. Sot zyrtarisht prokurorët e rinj të SPAK filluan detyrën. Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar është një strukturë e re e pavarur që do të hetojë dhe ndjekë penalisht korrupsionin në të gjitha nivelet dhe do të godasë fort krimin e organizuar. Kush bërtiste se Reforma në Drejtësi nuk po ecën përpara, apo ka ngecur, kush u përbetua se do ta bllokonte, sot ka marrë përgjigjen👊🇦🇱🇪🇺

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x