Kthesa pro-ukrainase e Trump, pas Patriotëve, ai jep edhe armë “sulmuese”
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të njoftojë një plan të ri për të furnizuar Ukrainën me armë “ofensive” më vonë sot, duke ndryshuar në mënyrë dramatike qëndrimin e tij ndaj luftës me Rusinë, raportoi të dielën faqja e internetit e lajmeve Axios, duke cituar dy burime të njohura me çështjen.
Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga Reuters.
Ndërkohë, presidenti amerikan njoftoi të dielën se SHBA-të do t’i sigurojnë Ukrainës më shumë sisteme mbrojtëse ajrore Patriot dhe municione për ta dhe për ato ekzistuese.
“Ne do t’u dërgojmë atyre Patriot , të cilët u nevojiten urgjentisht”, tha Donald Trump, vetëm dy javë pasi Uashingtoni njoftoi pezullimin e dërgesave të llojeve të caktuara të armëve dhe municioneve në Kiev, duke përmendur nevojën për të siguruar furnizime të mjaftueshme për forcat e veta të armatosura.
Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara do t’i sigurojnë Ukrainës sisteme mbrojtëse ajrore Patriot si pjesë e ndihmës së vazhdueshme ushtarake: “Ne në thelb do t’u dërgojmë atyre pjesë të ndryshme ushtarake shumë të sofistikuara dhe ata do të na paguajnë 100% për…
Ai nuk zbuloi numra specifikë apo kohën e dorëzimit të sistemeve.







