×
Thursday, April 18, 2024

Kryeministri Polonisë, Morawiecki: Jo rikufizim kombëtar, kurba e infektimit me COVID-19 në rënie

November 13, 2020


Shkalla e infektimit me COVID-19 ka filluar të ulet, prandaj nuk ka nevojë për një rikufizim kombëtar, shkruan kryeministri polak, Mateusz Morawiecki në Facebook.

Morawiecki deklaroi këtë javë se infektimet me koronavirus në Poloni kanë filluar të ulen, për herë të parë në dy muaj dhe pak para se të arrinin pragun e kufizimit.

“Këtë javë, për herë të parë në dy muaj, përqindja e infektimit me koronavirus ka filluar të ulet. Është shenja e parë e stabiliteti”, thekson kryeministri.

“Nga përpjekjet tona të përbashkëta ne kemi arritur të frenojmë infektimet pak para se të arrijmë në pikën kritike. Nuk nevojitet një rimbyllje kombëtare”, shton kryeministri në mesazhin e tij në Facebook.

Përqindja aktuale e infektimit në Poloni është 65 për 100 000 banorë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments