Kamëz, gati për vitin e ri shkollor: Shkolla “Dom Nikoll Kaçorri” dhe Kopshti Nr. 18 me kushte të reja

08 Sep 2026 11:13
Shpërndaje:

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, inspektuan nga afër punimet në shkollën “Dom Nikoll Kaçorri” dhe në kopshtin Nr. 18 në Paskuqan.

Të dy institucionet arsimore do t’i presin nxënësit dhe fëmijët me ambiente tërësisht të rinovuara, kushte më të mira dhe standarde bashkëkohore.

Në kopshtin Nr. 18, rreth 60 fëmijë do të nisin vitin e ri në ambiente të reja, të rinovuara dhe me kushte moderne.

Reklamë Ola

Gjatë inspektimit Balla pa nga afër përgatitjet e fundit për nisjen e vitit të ri shkollor dhe punën e stafit për të garantuar kushte sa më të mira për fëmijët dhe nxënësit.

Investimet në infrastrukturën arsimore vijojnë me synimin për të krijuar ambiente moderne, të sigurta dhe të përshtatshme për edukimin e brezit të ri.

Reklamë InterMedika