×
Thursday, May 22, 2025

Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

January 21, 2021


Presidenti i 46-të i SHBA-së, Joe Biden mbërriti sot në Shtëpinë e Bardhë, me familjen e tij, disa orë pasi bëri betimin.

I paraprirë nga një orkestër dhe një kortezh ushtarak, limuzina e tij eci deri në afërsi të presidencës.

Demokrati eci disa metra në këmbë, i rrethuar nga bashkëshortja e tij Jill, fëmijët dhe nipërit e mbesat.

Joe Biden bëri betimin duke u bërë presidenti i 46-të i SHBA-së gjatë një ceremonie betimi ku mungonte paraardhësi i tij, Donald Trump, i nisur për në Florida më herët.

Me dorën e majtë mbi Bibël dhe dorën e djathtë të ngritur, ish-zëvendëspresidenti në kohën e Barack Obamas, i cili mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë në moshën 78-vjeçare në përfundim të një karriere të gjatë politike, bëri betimin ashtu si e kanë bërë para tij, George Washington, Franklin D. Roosevelt apo John F. Kennedy.

“Betohem solemnisht se do të kryej me besnikëri detyrat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe se do të bëj çmos për të ruajtur, mbrojtur Kushtetutën e SHBA-së”, deklaroi Biden.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments