×
Friday, February 14, 2025

Greqia do të pranojë turistë nga 29 vende, por jo nga Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Italia dhe Franca

May 29, 2020


Greqia do të hap dyert e saj për vizitorë nga 29 vende nga 15 qershori ndërsa po përpiqet të rindezë industrinë e saj kryesore, atë të turizmit. Sidoqoftë, nuk përfshihet Mretesia e Bashkuar, Italia, Spanja dhe Franca, të cilat janë goditur keq nga pandemia.

Vendet që përfshihen janë: Gjermania, Austria, Danimarka, Norvegjia, Qipro, Izrael, Zvicër, Japoni, Maltë, Bullgari, Kinë, Kroaci, Australi, Zelanda e Re, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Estonia, Letonia, Libani, Lituania, Hungaria, Koreja e Jugut , Serbia, Mali i Zi, Rumania, Sllovenia, Sllovakia, Republika Çeke dhe Finlanda.

Greqia vendosi një bllokim të rreptë herët në shpërthimin e pandemisë gjë që ndihmoi në mbajtjen e numrave të infeksioneve dhe vdekjeve në nivele relativisht të ulëta. Që nga lehtësimi i kufizimeve, vendi ka vendosur turizmin – i cili është jetik për ekonominë e tij – në qendër të planeve të tij.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments