×
Thursday, March 27, 2025

“Gjermania do përdorë presidencën e BE-së për të fuqizuar rajonin”

June 19, 2020


Pandemia e koronavirusit ka ekspozuar dobësi të Bashkimit Europian dhe Gjermania do të përdorë presidencën e bllokut për të promovuar solidaritet dhe prosperitet ekonomik tek 27 vendet anëtare, sipas kancelares Angela Merkel.  Gjatë një fjalimi në parlament, Merkel tha se sfida më e afërt që po përballet blloku është arritja e një dakordësie mbi buxhetin shumëvjeçarë dhe një fond të rimëkëmbjes, ndërkohë që koronavirusi ka shkaktuar më shumë se 100,000 vdekje dhe recesionin më të keq që prej Luftës së Dytë Botërore.

“Pandemia ka shfaqur brishtësi të projektit europian” tha Merkel duke kritikuar përgjigjet kombëtare ndaj pandemisë dhe jo europiane.  Gjermania merr presidencën e BE për gjastë muaj më 1 Korrik dhe Merkel tha se vendet anëtare kanë pritshmëri të larta për ekonominë më të madhe të Europës.

Liderët e BE do të debatojnë mbi planin prej 750 miliardë euro të Komisionit për herë të parë këtë Javë, së bashku me propozimin prej 1.1 trilionë euro për buxhetin e ardhshëm 2021-2027.   Plani do të kërkojë miratimin e të 27 vendeve anëtare. Merkel tha se pret që marrëveshja mbi planin e shpenzimeve të arrihet në një takim fizik më vonë gjatë vitit, duke hedhur poshtë mundësitë e një dakordësie gjatë videokonferencës ditën e Premte.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments