×
Saturday, May 4, 2024

G7/ Biden premton katër miliardë dollarë për programin e vaksinimit COVAX

February 19, 2021


Presidenti amerikan, Joe Biden do të angazhohet në orët e ardhshme me drejtuesit e G7-s për të alokuar katër miliardë dollarë për programin global COVAX të vaksinimit kundër COVID-19, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Kësti i parë prej dy miliardë dollarësh do të zhbllokohet shumë shpejt”, theksoi një zyrtar i lartë amerikan duke shtuar se kësti i dytë prej dy miliardë do të zhbllokohet gradualisht në dy vjet, në 2021 dhe në 2022.

Programi COVAX parashikon të sigurojë këtë vit vaksina antiCOVID-19 për 20% të popullsisë së rreth 200 vendeve dhe territoreve pjesëmarrëse, por mbi të gjitha ai përfshin një mekanizëm financimi që lejon 92 ekonomi me të ardhura të ulëta dhe të mesme të kenë qasje në këto doza të çmuara.

“SHBA-ja është entuziaste me idenë për t’u bërë kontribuesi i parë për COVAX”, deklaroi zyrtari amerikan.

“Ne medojmë se është thelbësore të luajmë rolin tonë për të mundur këtë pandemi në nivel global”, shtoi ai.

Takimi i aprë virtual i G7-s, i përqendruar në pandeminë e koronavirusit dhe klimën është parashikuar sot rreth orës 14:00 GMT.

Ky samit do të mbledhë drejtuesit e SHBA-së, Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Japonisë, me pjesëmarrjen e krerëve të Bashkimit Europian dhe do të drejtohet nga kryeministri britanik, Boris Johnson.

Londra ka marrë presidencën e radhës së grupit dhe synon të presë në qershor një samit të drejtuesve në qendrën turistike të Cornouailles.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments