×
Sunday, May 28, 2023

Ekskluzive/ Eunews zbulon vendimin e Këshillit Europian të ditës së enjte. Shqipërisë i hapen negociatat me BE

March 23, 2020



Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do ti hapet drita jeshile për çeljen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian në mbledhjen e Këshillit Europian që do të zhvillohet ditën e enjte.

EU News.al ka mësuar se mbledhja e Këshillit Europian që do të mbahet këtë të enjte, do të zhvillohet me video-konferncë dhe votimi do të bëhet me procedure të shkruar.

Në bazë të dokumentit të siguruar nga EU News Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin dritën jeshile për të avancuar në rrugëtimin europian të tyre, duke filluar bisedimet për anëtarësim me BE-në.

Në dokument Këshilli sugjeron që Konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mblidhet sa më shpejt pas miratimit të kuadrit të negociatave nga Këshilli. Specifikisht për Shqipërinë kuadri i negociatave duhet të paraqesë adresimin e pesë prioriteteve.

Në dokument specifikohet që përpara mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të “miratojë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, duke siguruar financim transparent të partive politike, të sigurojë vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese përfshi Gjykatën e Lartë si dhe të marrë në konsideratë opinionet ndërkombëtare përfshi atë të komisionit të Venecias. Duhet të përfundojë ngritjen e strukturave të posaçme kundra korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Të luftojë azil kërkimin e shtetasve shqiptarë përfshi pranimin e të dëbuarve nga BE. Të kryejë amendimet e ligjit të medias në përputhje me rekomandimet e komisionit të Venecias.

Duhet të demonstrojë progres në respektimin e ligjit të vitit 2017 për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, theksohet ndër të tjera në dokument.

Drafti final:

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments