×
Tuesday, December 10, 2024

COVID-19/ Serbia fillon nesër vaksinimin e popullsisë

December 23, 2020


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot deklaroi se vaksinimi kundër COVID-19 në këtë vend me vaksinat Pfizer do të fillojë nesër në shtëpitë e pleqve, sepse është treguar se të moshuarit janë kategoria më e rrezikshme e popullatës.

“Është shumë e rëndësishme për ne që vaksinimi të fillojë nesër dhe të fillojë në shtëpitë e të moshuarve, sepse është e rëndësishme për ne t’i mbrojmë këta njerëz, meqë doli që më shumë se 80 për qind e viktimave të këtij virusi ishin të moshuar dhe për këtë arsye nga ata duhet të të fillojmë”, u tha Vuçiç gazetarëve.

Sipas tij, si sinjal se vaksinimi është i mirë, vaksinën e kësaj kompanie do ta merr edhe dikush nga krerët e shtetit ndërsa praktika e tillë do të vazhdojë me vaksinat e prodhuesve tjerë që do të furnizohen.

Vuçiç kujtoi se rreth 4.800 doza të vaksinës “Pfizer / BioNTech” mbërritën dje, se një sasi më e madhe e dozave pritet në janar dhe shkurt dhe se ai shpreson se një vaksinim më masiv i popullsisë do të fillojë në mes të janarit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments