COVID-19/ Kryeministri i Polonisë, Morawiecki thirrje për kufizime të ashpra



Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki shprehu sot dëshirën e tij për të shtrirë në të gjithë vendin kufizimet që hynë në fuqi javën e kaluar në gati gjysmën e territorit, i shpallur “zonë e kuqe”, përballë shpërthimit të madh të rasteve të COVID-19.
Polonia raportoi një rekord të ri rastesh ditore, me 10 040 të infektuar në 24 orët e fundit.
“Unë do të rekomandoj, nga e shtuna, që e gjithë Polonia të konsiderohet një zonë e kuqe”, tha ai për kanalin privat “Polsat TV”, pak para një takimi për krizën, që do të vendosë për masa të tilla.
Pothuajse gjysma e vendit, përfshirë qytetet e mëdha dhe rrethinat e tyre, është konsideruar tashmë njëzonë e kuqe që nga e shtuna.
Në “zonën e kuqe”, mbajtja e maskës është e detyrueshme, përfshirë në rrugë.
Shkollat e mesme dhe universitetet janë të mbyllura dhe praktikojnë arsimin në distancë.
Restorantet duhet të mbyllen në orën 21:00, ceremonitë martesore janë të ndaluara dhe numri i personave që pranohen në dyqane, transport publik dhe shërbime kishtare, është i kufizuar.
Eunews.al
