Çfarë përfshin plani stimulues ekonomik i votuar nga Kongresi amerikan dhe i nënshkruar nga Biden
March 12, 2021



Presidenti i SHBA Joe Biden nënshkroi të enjten, një ditë pas miratimit nga Kongresi, planin gjigant të rimëkëmbjes ekonomike me vlerë 1.900 miliardë dollarë, raporton AFP.
Joe Biden nënshkroi ligjin në Zyrën Ovale shtatë javë pasi ka marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.
- Dërgimi i një çeku prej 1,400 dollarësh për miliona amerikanë;
- pagesën prej 300 dollarë në javë për të papunët, përveç ndihmës sociale të papunësisë;
- 350 miliardë dollarë për qeveritë e shteteve;
- 130 miliardë dollarë për modernizimin e infrastrukturës shkollore;
- 9 miliardë dollarë për fushatën e vaksinimit;
- 20 miliardë dollarë për kërkime në lidhje me modernizimin e vaksinës;
- një kredi fiskale me vlerë 3,600 dollarë për fëmijë deri në gjashtë vjeç;
- një kredi fiskale me vlerë 3,000 dollarë për fëmijë deri në 17 vjeç.
Problemi i madh me këto masa është se ato normalisht përfundojnë duke krijuar inflacion. Teoria ekonomike tregon se një injeksion masiv i likuiditetit në treg rrit inflacionin. Kulmi është se kjo logjikë ekonomike nuk u zbatua në krizën e 2008-2010 si dhe mbas saj. Plani sigurisht do të jetë një pikëmbështetje e fushatës zgjedhore demokratike që në gjysmën e mandatit. /adevarul.ro
Eunews.al

Ndiqe
0 Comments