BE rrit presionin ndaj Shqipërisë, komisioneri Varhelyi: Palët politike të arrijnë marrëveshje

02 Jun 2020 10:50
Shpërndaje:

Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi ka reaguar sërish për reformën Zgjedhore në Shqipëri.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në Twitter Varhelyi thotë se është thelbësore arritja e një marrëveshje mes palëve politike. Po sipas tij nëse humbet ky moment është për të ardhur keq.

“Unë i inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që përsëri të provojnë dhe të arrijnë një marrëveshje. Kjo është një reformë e rëndësishme që duhet të ofrohet do të ishte për të ardhur keq nëse humbej ky moment. Shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore”,thote komisioneri Varhelyi.

Reklamë Ola

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x