Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të martë në zyrën e tij ambasadoren e re të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa.
Rama publikoi një fotografi nga takimi, duke i uruar mirëseardhjen diplomates europiane në nisje të mandatit të saj në Tiranë.
“Mirëseardhja në Tiranë e ambasadores së re të Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa”, shkroi Rama krahas fotos së publikuar.
Moreira de Sousa ka nisur së fundmi detyrën si drejtuese e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri. Ajo është pritur ditët e fundit edhe nga drejtues të tjerë të institucioneve shqiptare, në një moment kur procesi i anëtarësimit dhe vijimi i negociatave me BE-në mbeten në qendër të agjendës politike të vendit.
Sofia Moreira de Sousa pason në këtë detyrë Silvio Gonzaton, pas përfundimit të mandatit të tij si ambasador i Bashkimit Europian në Shqipëri.


